TE DREJTAT E NXENESIT
Nxënësi ka të drejtë :
a) Të shfaqë lirisht mendimin e tij në të gjitha format: me gojë, me shkrim, publikisht, pa cënuar të drejtat e të tjerëve në përputhje me mundësitë që jep pika 3/g e këtij neni .
b) Të njihet me të drejtat e tij (dokumentet ndërkombëtare e kombëtare), t'i përhapë ato dhe të kërkojë përmbushjen dhe respektimin e tyre prej të tjerëve.
c) Të marrë pjesë aktive në PME; të shfrytëzojë laboratorët, kabinetet, bibliotekën, palestrën e shkollës, kompjuterët, mjedise e pajisje të shkollës, sipas rregullave përkatëse.
d) Të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme edukative, argëtuese, shkencore, kulturore - artistike, sportive.
e) Të bëjë zgjedhje të lirë të orientimit shkollor për lëndët me zgjedhje apo fakultative.
f) Të marrë pjesë në mbledhje të ndryshme të klasës e shkollës. Të shprehë opinionin e vet për PME, programet e tekstet dhe për punën e mësuesve; të informohet për probleme, që lidhen me personin e tij, t'u paraqesë drejtorit të shkollës dhe mësuesve probleme, që kanë të bëjnë me të, dhe të marrë përgjigje jo më vonë se 30 ditë nga koha e paraqitjes së tyre.
g) Të zgjidhet dhe të zgjedhë të tjerët në këshilla, shoqata, organizma të ndryshme, që përcaktohen në ligj apo në DN, si dhe të përfaqësojë interesat e klasës apo të një grupi nxënësish në to. Të aderojë në organizata shoqërore në përshtatje me statusin e tyre, apo në shoqata shkencore, klube sportive, grupe kulturore-artistike, brenda e jashtë shkolle.
h) Të marrë përkujdesin shëndetësor e stomatologjik nga qendrat mjekësore sipas organizimit përkatës, që lejon legjislacioni në fuqi.
i) Të marrë në kohë (jo më vonë se 10 ditë) nga mësuesi punimet e tij me shkrim (provime, hartime etj.) për t'i studiuar e për të reflektuar mbi to.
j) Të ankohet për vlerësimin nga mësuesit te drejtori i shkollës, i cili, kur e shikon të arsyeshme, ngre një komision me 3 mësues (ku merr pjesë dhe mësuesi i lëndës) që shqyrton ankesën. Drejtori merr vendim në mbështetje të vlerësimit të komisionit. Në rast se nxënësi mbetet i pakënaqur edhe nga ky vendim, ka të drejtë të ankohet në DA, e cila, kur e sheh të arsyeshme, ngre një komision për rishqyrtimin e ankesës dhe merr vendim të formës së prerë.
[4] Nxënësit të shkollës së mesme profesionale apo shkollës së specializuar, veç pikave [1], [2], [3] i sigurohen kushte të sigurta pune gjatë praktikave profesionale; ai trajtohet si praktikant, si prodhues edhe si përfitues në bazë të rregullave përkatëse të këtyre shkollave të miratuara nga MASh.
[5] Uniforma shkollore e nxënësit, përdorimi apo mospërdorimi i saj është çeshtje që vendoset në RBSh në bazë të konsensusit të këshillit të mësuesve, këshillit të prindërve dhe qeverisë së nxënësve të shkollës.

DETYRAT
a) Të mbajë qëndrim të drejtë e të kulturuar në shkollë e jashtë saj.
b) Të njohë dhe të respektojë detyrimet e përcaktuara në PM të shkollës (lëndët, ngarkesën mësimore për çdo lëndë dhe atë javore).
c) Të zbatojë me përpikmëri orarin e mësimeve.
d) Të mësojë dhe të përgatitet sistematikisht në çdo lëndë; të kryejë me korrektësi e në përputhje me aftësitë e veta detyrat, që i ngarkohen nga mësuesit e drejtoria e shkollës.
e) Të respektojë rregulloren dhe disiplinën në shkollë, të mos pengojë mbarëvajtjen e PME në klasë, shkollë apo studimin e punën e nxënësve të tjerë.
f) Të respektojë e të mbajë qëndrim korrekt ndaj mësuesve, instruktorëve, drejtorisë, personelit administrativ, teknik e ndihmës të shkollës, në mjediset brenda e jashtë saj.
g) Të sigurojë pajisjen me tekste, fletore dhe bazën e nevojshme materiale. Të jetë i pajisur çdo ditë me bazën materiale mësimore sipas kërkesave të çdo lënde.
h) Të mos cënojë pronën e shtetit dhe të të tjerëve. Të kujdeset dhe të kontribuojë për mbrojtjen e saj. Prindi të zhdëmtojë dëmet që ai shkakton kundrejt vlerave sipas rregullave në fuqi.
i) Të mbrojë mjedisin nga të gjithë llojet e ndotjeve. Të mbajë higjienë vetjake, të kujdeset dhe të kontribuojë për higjienën e klasës e të shkollës .
j) Veshja dhe paraqitja e tij të jetë korrekte, pa teprime, e përshtatshme me moshën që ai ka, në përputhje me kërkesat e normat e bashkëjetesës në shoqëri dhe me rregulloren e brendshme të shkollës.
k) Nxënësi konviktor ka për detyrë të zbatojë me korrektësi kërkesat, normat dhe rregullat e jetesës në konvikt të përcaktuara në rregulloren e konviktit.
[2] a) Ndalohet shkelja e cënimi i të drejtave të të tjerëve.
b) Të mos ushtrojë asnjë lloj dhune fizike apo psikologjike dhe të mos pajtohet me akte të pakulturuara, vagabondazhi, fyese dhe poshtëruese në mjediset e shkollës dhe të mbajë qëndrim kritik ndaj tyre.
c) Janë kategorikisht të ndaluara për nxënësin pirja e duhanit, pijet alkoolike, përdorimi dhe shpërndarja e drogës, mbajtja e armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta.
d) Gjatë punimeve me shkrim (hartime, provime, testime e të tjera të kësaj natyre) në klasë është i ndaluar kopjimi nga ana e nxënësit.
e) Nxënësi i shkollës me kohë të shkurtuar mund të pijë duhan vetëm në një vend të caktuar në rregulloren e brendshme të shkollës.